“Mjekja vjen këtu kur ka termine”, ndërhyrjet estetike bëhen mes tharëseve të flokëve

E fshehur prapa petkut të një klienteje e cila dëshironte t’i rregullonte fillimisht thonjtë, gazetarja e emisionit KIKS Kosova, u fut brenda asaj hapësire të vogël, numri i shërbimeve të cilës kalojnë dhjetë gishtat e dorës.
Në po të njëjtin vend ku grimeret rregullojnë nuset për dasma, mjekët po kryenin ndërhyrje me inkesione e anstezione që zakonisht bëhen në klinikat e specializuara.
Ja që në këtë klinikë i ndante vetëm një mur i hollë. Thonjtë filloi të na rregullonte një vajze re, 17 vjeçare.
https://www.facebook.com/watch/?v=1612924236059635
Për një kohë të gjatë, kjo qendër estetike e sallon bukurie, kishte publikuar ne rrjete sociale një ofertë për mbushjen e buzëve. Kjo në shenjë të ditës se gruas për 8 mars.
Ekipi i emisionit u interesua nëse po vlente ende oferta, meqë 1 ml filler për buzët, kushtonte 150 euro, ndërsa që mollëzat e fytyrës të fryhet e t’u jepen formë, po kushtonte 180 euro.
Shërbimi ‘FULL FACE;, apo fytyra e plotë, kushtonte hiç më pak se 200 euro.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, “Luxury Beauty By Lena L.L.C.” figuron se punon me vetëm dy punëtorë.
Mirëpo, në terren kjo gjë nuk dukej aspak e vërtetë. Përveç kësaj, te përshkrimi i aktiviteteve, nuk tregon asgjë specifike, se në atë qendër kryhen ndërhyrje estetike.
Për më tepër detaje, ndiqeni kronikën më poshtë:
https://youtu.be/hYzfsC8SxPc
Komente